Dy papë për Paolo Sorrentino. Në foton e parë zyrtare të serialit “ The New Pope” shfaqen së bashku Jude Law e John Malkovich. Të dy të veshur me të bardha.

Regjisori po e xhiron në Venecia sezonin e dytë të serialit, që deri tani nuk është zbuluar asgjë për ngjarjet që do të zhvillohen. Por, supozimet janë të shumta: Malkovich do të marrë vendin e papa Lenny Belardo? Do të jetë një skandal përmbysja e fuqisë në Vatikan?

Shkruar nga Sorrentino, si dhe Umberto Contarello e Stefano Bises, në “The New Pope” interpretojnë edhe Silvio Orlando, Javier Cámara, Cécile de France, Ludivine Sagnier, Henry Goodman, Ulrich Thomsen, Mark Ivanir, Massimo Ghini e Maurizio Lombardi. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por në kast mund të jetë dhe Sharon Stone, siç është thënë nga vetë aktorja.

Source: Televizion