Në edicionin e 45-të të “Telluride Film Festival” u projektua “The Old Man & The Gun”, filmi i fundit i legjendarit Robert Redford.

“Mendova se ishte një histori e madhe. E zgjodha sepse personazhi kryesor në fund të fundit ishte i lumtur. I pëlqente të bënte atë që bënte, edhe pse ishte një i jashtëligjshëm”, -deklaroi Redford.

“Nuk mendoja projekt më të mirë sesa ky film për të mbyllur karrierën si aktor. Ndjej vërtet se është momenti për të dalë në pension. Jam në këtë punë qëkur isha 21 vjeç dhe kam interpretuar me shpirt në çdo film. Tani them “Mjaft”! Mendoj se është më mirë ta lësh kur e vendos vetë dhe jo kur ta kërkojnë me mirësjellje”.

I bazuar në historinë e vërtetë të Forrest Tucker, “The Old Man & The Gun” ka për protagonist Redford në rolin e kriminelit të sjellshëm që për gjithë jetën e tij ka mundur t’ia mbathte nga policia.

Karriera e Robert Redford nisi në vitin 1962 me “War Hunt” dhe nuk u ndal më. Ndër rolet e tij më të famshme janë në “The Great Gatsby” i Jack Clayton, në thrillerin “Three Days of the Condor” i Sydney Pollack,  “All the President’s Men” i Alan J. Pakula. Në vitin 1974 u nominua në kategorinë “Aktori më i mirë” për filmin “The Sting” i George Roy Hill, ndërsa në vitin 1981 fitoi trofeun si “Regjisori më i mirë”, për “Ordinary People”. Redford është themelues i “Sundance Festival”, së bashku me Sydney Pollack.

Source: Televizion