Angelo Pizarro pësoi një humbje tragjike javën e kaluar kur mamaja dhe motra e tij 12-vjeçare humben jetën në një aksident automobilistik. Pizarro kujtoi mamanë e tij me një foto në rrjetet sociale, duke treguar dashurinë e saj për aktorin Dwayne “The Rock” Johnson. Gjithçka u be virale dhe aktori i famshëm i dërgoi atij një video-mesazh.

Angelo, jam Dwayne Johnson, hapa telefonin dhe pashe mijëra mesazhe që më kishin ardhur. Po të dërgoj shumë dashuri në këto ditë të vështira. Më vjen shumë keq për mamanë dhe motrën tënde dhe për këtë humbje tragjike që ti dhe familja jote po përballet. Nëse mamaja jote do të më shikonte tani, që jam i sigurt se po, doja ta falenderoja për të gjithë dashurinë dhe të qenit një fanse kaq e madhe”.

Source: Televizion