Dwayne “The Rock” Johnson është një ndër aktorët më të kërkuar të momentit dhe mes shumë filmash të tjerë do të angazhohet edhe me “Black Adam”.

Producenti Hiram Garcia konfirmoi se “Black Adam” do të realizohet: “Po punojmë me skenarin për momentin. Jam i entuziazmuar që historia që zhvillohet. Jam prej kohësh një fans i filmave të animuar. E kam ëndërruar gjithnjë që të realizojë një film me superheronj. Dwayne Johnson ka pasur gjithnjë një figurë heroike dhe u mundova të kuptoja se cili personazh do të ishte i duhuri për të dhe padyshim që është Black Adam”.

Edhe pse fillimisht Black Adam ishte parashikuar të dilte si personazh në “Shazam”, por në fund u hoq nga skenari dhe kështu secili nuk ndërhyn në botën e tjetrit.

Garcia tha se “Black Adam” i The Rock nuk do të jetë një personazh tip bojskaut, por më shumë një agresiv gati për sulm.

Source: Televizion