Aktorët e famshëm i japin një tjetër formë personazheve që interpretojnë, por sa larg mund të shkojnë në emër të “artit”? Duket se jo shumë larg. Ka pasur lajme rreth marrëdhënieve jo të mira mes aktorëve të “Fast and Furious”, Dwaynne Johnson dhe Vin Diesel, aq sa The Rock refuzoi të xhironte një skenë me Diesel në “The Fate Of The Furious”. Tani The Rock sqaron një herë e mirë këtë çështje, duke treguar se çfarë ka ndodhur mes dy yjeve të kinematografisë.

Unë dhe Vin kemi pasur disa diskutime, duke përfshirë edhe një përballje me njëri-tjetrit në trailerin tim. Aty kuptova se kemi një ndryshim thelbësor në filozofitë e xhirimit të filmave dhe bashkëpunimit. Më mori pak kohë, por jam mirënjohës për këtë qartësi. Nuk e di nëse do të punojnë përsëri së bashku“.

Source: Televizion