“Annapurna Pictures” publikoi trailein final të filmit “The Sisters Brothers”, i drejtuar nga Jacques Audiard, aps fitores së “Palmës së Artë” me “Dheepan” në vitin 2015 në Festivalin e Cannes. Regjisori së fundmi u nderua edhe me çmim në “Mostra del Cinema” në Venezia.

Përshtatja e romanit të shkruar në vitin 2011 nga Patrick Dewitt ka si protagonist Jake Gyllenhaal, Joaquin Phoenix, John C. Reilly dhe Riz Ahmed.

Historia është ambientuar në vitin 1851 rrëfen jetën e vëllezërve që punojnë se vrasës dhe marrin një detyrë të posaçme, për të shkuar në San Francisco dhe për të likujduar një kimist (Ahmed), që i ka bërë një vjedhje disa vite më parë shefit të tyre. Në histori përfshihet edhe një kërkues thsaresh (Gyllenhaal), për të gjurmuar viktimën.

Në kast do të shohim edhe Rutger Hauer, Carol Kane dhe Rebecca Root.

Source: Televizion