Hiti i padiskutueshëm i “The Weeknd” dhe Daft Punk “Starboy” pretendohet të jetë i vjedhur.

Këngëtarja afrikano-someliane e quajtur Yasminah ka hedhur në gjyq jo vetëm këngëtarët por edhe shtëpinë diskografike “The Squad” të cilët i kanë shitur “The Weeknd” këngën, por nuk i kanë dhënë asaj asnjë përfitim monetar.

Sipas saj, “Starboy” është kopja e këngës së saj të vitit 2009 “Hooyo” sa i përket melodisë dhe valëzimit të strofave ndërkohë që në gjykatë ajo do të luftojë për të drejtën e autorit.

Këngëtarja ka plotësisht mbështetjen e publikut dhe ndjekësve në rrjetet sociale, për shkak se pasi kanë krahasuar të dy projektet ata mendojnë se Yasminah ka të drejtë.

Source: Tendence