Tirana International Film Festival është eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e madh të aplikimeve, aftësinë selektive të filmave, programit të pasur, zbulimeve interesante dhe premierave të filmave më të rëndësishëm në tregun kinematografik sot në botë.

Për këto arsye Tirana International Film Festival pas aplikimit u kualifikua si festival nga Academy of Art and Sciences USA me të drejtën që fituesi i Best Short Live Action/Animation të renditet në listën nga ku do të dalin fituesit e “Oscar” për këto kategori. Ky vlerësim e rendit TIFF midis 94 festivaleve më prestigjioze të planetit si: Cannes, Berlin, Venice, Locarno, Sundance, Tribeca, etj., duke i dhënë kështu një shans të madh filmave të prodhuar në Shqipëri, Kosovë, rajon e jo vetëm, të konkurrojnë për këtë çmim të madh.

Ky lajm tërhoqi vëmendjen e regjisorëve dhe producentëve gjë që solli një rritje të ndjeshme të aplikimeve këtë vit në një numër rekord prej 3700 filmash. Komiteti ndërkombëtar i seleksionit të aplikimeve ka sugjeruar 128 filma në competition në kategoritë: Feature, EYE on TIFF (debut feature film competition), Short Live Action, Animation, Student dhe Video Art & Experimental, Documentary, Balkan dhe In Albanian competition.

Gjithashtu TIFF ofron edhe këtë edicion një program të pasur special me 127 filma. Për t’u përmendur janë Special Screenings, premiera të siguruara nga distributorët tanë partnerë, që po qarkullojnë pikërisht tani në kinematë e Evropës e të botës si: Don’t Worry, He Won’t Get Far on Foot by Gus Van Sant, Suspiria by Luca Guadagnino, The House That Jack Built by Lars von Trier. Autorë të tillë fitues të çmimeve më të rëndësishme botërore i bëjnë nder TIFF-it dhe e rrisin në mënyrë të ndjeshme kualitetin dhe reputacionin e tij ndërkombëtar. Ekskluzivisht në TIFF do të keni mundësi të ndiqni po ashtu edhe 10 filmat e shkurtër të nominuar në Oscar 2018.

Përveç programit të ngjeshur me filma, mysafirëve dhe të gjithë të akredituarve në TIFF do të kenë mundësi të shijojnë Happy Hours nga VENA, drink & food, çdo ditë ora 19:00 në terracën e kinema Millenium. KINO bar do të jetë vendi më cool i TIFF by Night, ku çdo natë pas programit FOR ANOTHER DREAM do të ofrohen pije speciale lokale e origjinale.

Source: Televizion