Karriera e Nicole Kidman, në moshën 51-vjeçare, nuk njeh kriza por ndonjë moment i vështirë i ka ndodhur edhe asaj. Aktorja e famshme deklaroi se ka qenë e përfshirë në mes të të shtënave me armë në Los Angeles gjatë xhirimeve të filmit “Destroyer”.

Nuk kishim shumë para dhe u detyruam që të xhironim disa skena në rrugë në zonën e South Los Angeles. Në një moment kam dëgjuar dikë që bërtiste që duheshim të fshiheshim sepse po ndodhte një shkëmbim zjarri, një e vërtetë. U tmerrova dhe nuk po lëvizja fare, derisa dikush më kapi dhe më futi në një ambient të mbyllur duke u shtrirë në dysheme. Dëgjoja të shtëna dhe helikopterë. Fatmirësisht shpëtuam të gjithë”, u shpreh ajo.

Source: Tendence