“Talent Show” në kërkim të gazetarëve, prezantuesve, si dhe këtë sezon shtohet edhe kategoria e interpretuesve në zhanre të ndryshme si kërcim, numra shpejtësie, shpikje, pantomim, akrobatë etj., rikthehet në sezonin e dytë në Top Channel.

Këtë sezon, në kategorinë e talenteve të veçantë, fituesit do të fitojnë një çmim të konvertuar në një vlerë monetare, si dhe gazetarët dhe prezantuesit më të talentuar, që do të fitojnë në mbrëmjen finale, do të ketë për secilin nga një çmim.

“Show” do të vijë i ndryshuar edhe në emrat e jurisë dhe prezantim, emrat të cilët do të zbulohen së shpejti. Të gjithë mund të aplikoni në “website”-n e Top Channel, aplikimet janë të hapura deri në datën 20 shkurt 2019. Për detaje kontaktoni direkt në adresën: [email protected].

Source: Televizion