“Top Talk” është emisioni më i ri në Top Channel, i cili do të vijë në një format krejtësisht ndryshe, ku misioni i tij do të jetë: E vërteta e kërkuar troç. Ky emision do të transmetohet çdo ditë në orën 15:45.

Në harkun e pak minutave, i ftuari i ditës, personazh publik apo politik do t’i përgjigjet “breshërive” të pyetjeve, të moderatorit Denis Dyrnjaja, pyetje që çdo kush do të donte që të merrte një përgjigje.

Çdo ditë një ngjarje. Çdo ditë një intervistë. Çdo ditë një i ftuar. Çdo ditë një temë e aktualitetit. Politika, ekonomia, kultura, sporti dhe gjithçka tjetër përballë faktit. Personazhe dhe protagonistë të jetës politike dhe publike në “Top Talk”, çdo ditë

Source: Televizion