Bëni gati shamitë kur të shikoni “Toy Story 4”. Tom Hanks foli për eksperiencën e regjistrimit të fundit të filmit të ardhshëm të “Pixar” dhe momenti ishte aq emocionues saqë nuk i përmbajti dot lotët.

“Kur regjistron “Toy Story” je në një dhomë me ekipin që e ka krijuar. Kur hyra për ditën e fundit të regjistrimit nuk doja të takoja asnjë. Nuk doja t’i shikoja dhe të më shikonin që qaja. Por, më pas e kuptova se ai ishte një moment historik, që duhej jetuar thellësisht”.

Me sa duket, publiku i kinemasë do të mallëngjehet, duke marrë parasysh që Tom Hanks, i pranishëm për tre herë në film, nuk i përmbajti dot lotët.

Source: Televizion