Pas shumë kohë pritjeje, “Disney” publikoi të parin trailer të “Frozen 2”, kapitulli i ri i historisë së princeshave Elsa e Anna. Filmi, që pritet të dalë në fund të vitit, tregon për aventurat e dy motrave, pas rigjetjes së tyre. Së bashku me simpatikun Olaf, Kristoff-in dhe drerin Sven, duhet të përballojnë pengesa dhe peripeci të reja.

Në trailer janë të pranishëm të gjithë personazhet ikonë, me të cilët publiku u njoh në filmin e parë. Por, atmosfera është më e nderë dhe përmban një mister që duhet të zgjidhet. Videoja nis me Elsën në vështirësi, ndërsa përballet me ashpërsinë e detit të trazuar.

Në vitin 2013, “Frozen” u shndërrua në një sukses botëror dhe fitoi 2 “Oscar”, “Filmi më i mirë i animuar” dhe “Kolona më e mirë zanore”, (“Let It Go”). Vijon të jetë filmi i animuar me arkëtimin më të madh në rang global. Traileri në pak orë nga publikimi është bërë ndër më të shikuarit “online”, duke u renditur i pari në “YouTube”, me rreth 11 milionë klikime.

Source: Televizion