Para trailerit të të riut “Lion King”, vetëm “Avengers: Infinity War” kishte pasur debutuesin më të parë të të gjitha kohërave. Klipi i adaptimit kinematografik live-action të klasikut të animuar është i dyti më i shikuar i të gjitha kohërave, për “Walt Disney Pictures”.

Traileri i “Lion King” pati rreth 224.6 milionë shikime në 24 orë, sipas “Disney”. Para tij është vetëm “Avengers: Infinity War” me 238 milionë shikime, në të njëjtin hark kohor.

Në kastin e filmit janë Donald Glover si Simba, Beyonce Knowles-Carter si Nala, James Earl Jones si Mufasa, Chiwetel Ejiofor si Scar, Alfre Woodard si Sarabi, John Oliver si Zazu, John Kani si Rafiki, Seth Rogen si Pumbaa, Billy Eichner si Timon, Eric Andre si Azizi, Florence Kasumba si Shenzi, Keegan-Michael Key si Kamari, JD McCrary si i riu Simba dhe Shahadi Wright Joseph si Nala e re.

 

Source: Televizion