Të gjitha projektet për “Shrek 5” janë arkivuar dhe synohet ribërja kinematografike nga Chris Meledandri. Sipas “Variety”, “Universal Pictures” e ka angazhuar regjisorin edhe për ribërjen e “Maçoku me çizme”, për një gjeneratë të re shikuesish.

E vetmja gjë që Meledandri nuk do që të ndryshojë është kasti vokal i aktorëve të këtyre filmave, sepse mendon se një pjesë e magjisë dhe suksesit të këtyre filmave vjen nga zëri i Mike Myers, Eddie Murphy e Antonio Banderas me shokë.

“Sfida jonë është të gjejmë diçka që mos të duket si një tjetër film në një seri vazhdimesh”, -tha Meladandri.

Source: Televizion