Tupac Shakur qenka gjallë dhe po bën muzikë të re. “Bomba” u lëshua nga Suge J Knight, djali i Suge Knight, një prej diskografëve më të njohur të botës së repit dhe themeluesi i “Death Row Records”.

Suge J Knight shkroi në “Instagram”: “Shoqërova Pac në studio. Muzikë e re në horizont”. Më pas në një tjetër postim shkroi: “Në kërkim të një producenti për të punuar për një projekt me Pac”.

“Daily Mail” shkruan se Suge J Knight dëshiron të rilançojë studion e themeluar nga i ati me muzikën e Tupac Shakur.

Edhe në tetor kishte shkruar në rrjetet sociale se reperi, i njohur edhe si 2Pac, nuk ka vdekur i vrarë në Las Vegas në vitin 1996, por është gjallë dhe jeton në Malajzi.

Source: Tendence