Maratonë Pokemonësh në “Twitch”, me 932 episode të filmit të animuar në një kanal enkas për personazhet e verdhë të ekranit. 19 sezone të serialit tepër të preferuar do të transmetohen njëri pas tjetrit të ndara në 9 blloqe të ndryshme kohore, për një total prej 932 episodesh dhe 6 filma.

Do të transmetohen në kanalin “TwitchPresents”, duke nisur nga ora 19:00, me orën europiane, nga e hëna në të premten, ndërsa në fundjavë do të jetë ritransmetimi. Maratona do të vijojë deri në vitin 2019, duke e bërë kështu nismën më të gjatë të këtij lloji të organizuar më parë nga “Twitch”.

Një programacion i tillë do të bëhet më pas edhe për “Dr. Who”, nga platforma streaming, në pronësi të “Amazon”.

Episodet do të kenë opsione të gjuhëve në anglisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht dhe portugalisht. Çuditërisht nuk është japonishtja, gjuha e origjinës së filmit të animuar.

Për gjatë gjithë transmetimit, të pasionuarit edhe pas lojës, mund të kapin Pokemonët që do të shfaqen në ekran.

Source: Teknologji