Gjyshja më e famshme e Hollywood-it pritet të dalë në pension. Tyler Perry deklaroi se Madea do të ketë edhe një film të fundit në vitin 2019.

Personazhi femëror i Perry-t, që e nisi karrierën në vitin 2005 me “Diary of a Mad Black Woman”, ka interpretuar në shumë shfaqje teatrale, filma, si dhe seriale televizive.

Perry pati shumë sukses me karakterin mëmësor, edhe pse vlerësimet për rolin nuk kanë qenë të mira nga kritika. Por, fansat i mbushnin plot teatrot për të parë aventurat e Madeas. Ndër vite, filmat e Perry-t mbi Madean kanë mbledhur mbi 500 milionë dollarë.

“Vanity Fair” shkruan se Madea do të dalë edhe në një film të fundit, “A Madea Family Funeral”, që pritet të projektohet nëpër kinema prej 1 marsit 2019. Perry mbeti enigmatik rreth funeralit, nëse do të ishte i Madeas apo jo.

Source: Televizion