Tyler Perry dhe Whoopi Goldberg dëshirojnë të realizojnë “Sister Act 3” me Tiffany Haddish. Goldberg ka dëshiruar gjithnjë të bëjë vazhdimin e filmit aq të dashur me murgeshat, por “Disney” do një ribërje me kast të ri aktorësh dhe me një paraqitje shumë të vogël të saj.

Kanë kaluar rreth 25 vjet që nga filmi i parë me Deloris Van Cartier që fshihet në manastir dhe kapitulli i tretë pritet prej kohësh. Por, me sa duket, Perry dhe Goldberg mund ta realizojnë.

Whoopi Goldberg dhe Tyler Perry ishin të ftuar në “Watch What Happens Live With Andy Cohen” për të promovuar “Nobody’s Fool”, ku aktorja interpreton së bashku me Tiffany Haddish.

Andy Cohen pyeti për një vazhdim të “Jumpin’ Jack Flash” dhe Goldberg tha: “Jo, sepse nuk është vazhdimi i filmit që dua të bëj, por “Sister Act 3”. Ndërsa Tyler Perry tha: “Mund të bëhet realitet që Goldberg dhe Tiffany Haddish të interpretojnë së bashku në vazhdimin e këtij filmi ikonë”.

Source: Televizion