Ditën e djeshme, si vlerësim për publikimin e albumit të saj më të ri, Rita Ora ka qenë e ftuar për të performuar në paradën që u zhvillua për Ditën e Falënderimeve në New York.

Këngëtarja me origjinë shqiptare menjëherë pasi u bë pjesë e kësaj parade mori kritika shumë të ashpra, madje u tall nga publiku për faktin se nuk këndoi live por lëvizte buzët me playback madje as këtë gjë nuk ishte e zonja ta bënte mirë.

Ndërsa të gjithë ngritën pyetjen nëse është apo jo e aftë Rita që të këndojë live, ka ardhur edhe shpjegimi nga John Legend që më pas ajo e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Gjatë kësaj parade të gjithë duhet të këndojmë me playback, pasi nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar mjetet teknike që nevojiten për të kënduar live. Është fakt. Nëse vini në ndonjë nga shfaqjet e mia do të shihni se çdo gjë është 100% live” ,-shkruan këngëtarja në “Twitter”.

Source: Tendence