UEFA njoftoi se ka ndër mend të lançojë shërbimin e vet streaming OTT.

Në një intervistë për “Palco23”, drejtori i marketingut i UEFA-s, Guy-Laurent Epstein deklaroi se po realizohet një platformë për të pasur një mbulim më të gjerë në fushat e sportit që nuk marrin aq shumë vëmendje sa futbolli i meshkujve. Kryesisht, platforma do të shërbejë për të promovuar futbollin e femrave.

Epstein theksoi se nuk ka plane për ta larguar Champions League dhe Europa League nga operatorët tradicionalë të transmetimit.

“Duam të krijojmë platformën tonë OTT për të integruar pay-TV. Nuk është ende gati, por po ndërtojmë shërbimin tonë për të shkuar përtej përmbajtjeve aktuale”.

“Nuk duam të konkurrojmë me kanalet televizive, por të përfitojmë nga gama e gjerë e përmbajtjeve që kemi, siç janë përmbledhjet, ndeshjet e vonuara, fotot në “backstage”, futbolli në ambiente të mbyllura, si dhe ndeshjet e femrave, të cilat përgjithësisht nuk kanë të njëjtën vëmendje si ndeshjet e meshkujve. Përveç kësaj, kjo do të shërbejë për të ndihmuar 55 federatat që janë pjesë e UEFA-s për të rritur shikueshmërinë e tyre”.

Source: Teknologji