Në Kanë është zhvilluar nata e ndarjes së çmimeve të festivalit prestigjioz të filmit ku u shpallën dhe fituesit e këtij edicioni. Çmimi i “Palmës së Artë”, për këtë vit shkoi për regjisorin koreanojugor Bong Joon-ho me filmin e tij “Parasite”.

Çmimi i dytë, “Grand Prix” u fitua nga regjisorja francezo-senegaleze Mati Diop, për filmin e saj dramatik “Atlantics”, kushtuar emigrantëve të rinj dhe dhunës seksuale nga politika.

Aktorja më e mirë shkoi për Emily Beecham, për rolin e saj në filmin “Little Joe”. Aktori më i mirë u shpall Antonio Banderas për filmin “Pain and Glory”. Vëllezërit belgë, Jean-Pierre dhe Luc Dardenne u vlerësuan si regjisorët më të mirë për filmin e tyre “Young Ahmed”.

Source: Televizion