“Warner Bros” njoftoi se në shërbimin streaming të universit DC do të nisë emisioni “DC Daily”, si një kanal më vete televiziv, vetëm për lajme nga bota e filmave të bazuar në ata të animuar.

Disa segmente të selektuara do të jenë të disponueshme edhe në medien sociale të platformës. Programi i parë do të transmetohet live stream më 29 gusht, i prezantuar nga Kevin Smith.

Shërbimi streaming i universit DC pritet të lançohet në vjeshtën e këtij viti dhe do të transmetojë një sërë filmash, emisionesh, si dhe programe për librat e animuar.

DC po e shfrytëzon këtë mundësi për të lançuar lajme të përditshme për prodhimet e tyre. Programi i parë do të ketë edhe të ftuar specialë. Mund të shikohet në “Facebook”, “Twitch” dhe “YouTube”.

Source: Teknologji