Bianca është vajza e aktorit të famshëm Jean-Claude Van Damme, me filmat e të cilit shumë prej shqiptarëve janë rritur. Ajo kërkon të ecë në gjurmët e të atit, por pranon se diçka e tillë nuk është e lehtë. Në një intervistë për revistën “Class”, Bianca ka shfaqur dëshirën që të vizitojë edhe Shqipërinë.

Më pëlqen aktrimi edhe pse mua më frikësojnë kamerat, megjithatë të fshihesh pas një personazhi është diçka që të jep siguri. Te jesh vajza e Jean-Claude Van Damme e ka bërë edhe më të vështirë. Jam nën një hije dhe automatikisht jam futur në një kategori të caktuar nga e cila është shumë e vështirë të dal, kur apo nëse është e nevojshme. Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja ta vizitoja një ditë”, u shpreh Bianca.

 

Source: Tendence