Një person në Britani është dënuar me 16 muaj burg pas gjetjes së vjedhjes dhe shitjes së materialeve audiovizive me pagesë. Warren Gleave është gjykuar në Gjykatën Burnley Crown dhe është çuar menjëherë në burg.

Për rreth tre vite, Gleave në mënyrë të paligjshme ka fituar mbi 200.000 Paund përmes shitjeve në tregjet online të ndryshme dhe në faqen e tij te internetit pajisje “streaming” që kishin akses premium në platformën britanike të “Sky”.

Rasti është komentuar edhe nga drejtuesit e vetë kompanisë transmetuese të cilët e kanë vlerësuar dënimin si një tjetër rast lufte kundër piraterisë, ku kanë inkurajuar autoritetet për t’u përpjekur edhe më tepër për të hetuar në rastet flagrante që bien ndesh me të drejtën e autorit.

Source: Teknologji