Pasi “Spider-Man” nuk do të jetë më pjesë e Marvel Cinematic Universe, “Sony” mund të vendosë të riorganizojë universin e vet.

Gazetari i “Variety” Justin Kroll evidentoi se tani “Sony” nuk ka pse të mendojë për ndërthurjen me “Venom”.

Siç e kishte menduar për kapitullin e parë, Marvel mund të vendosë për të vazhdim Rated-R dhe të eksplorojë pa problem të gjithë anën e dhunshme të personazhit.

“Venom 2” do të drejtohet nga Andy Serkis, i cili synon të realizojë diçka speciale.

Për filmin, është konfirmuar rikthimi i Tom Hardy në rolin e Eddie Brock, si dhe Michelle Williams si Anne Weying.

Source: Televizion