“Venom” po bëhet një problem i madh për “Marvel Studios” dhe idenë e tyre për të rimarrë të gjitha të drejtat e personazheve të “Spider-Man” që i ka “Sony Pictures”.

Edhe pse nuk u prit mirë nga kritika, “Venom” i Ruben Fleischer ka pasur shumë sukses, duke arkëtuar rreth 500 milionë dollarë në të gjithë botën. Por, nuk ka mbaruar ende. Në Kinë, ku nisi projektimin në kinema më 9 nëntor, filmi arkëtoi vetëm në ditën e parë rreth 34.2 milionë dollarë. Është rekord për një film me një superhero, duke tejkaluar 21.6 milionë dollarët e “Spider-Man: Homecoming” vitin e kaluar. Për të njëjtat arsye, ka dalë më mirë vetëm “Avengers: Infinity War”.

Sipas “Forbes”, nëse “Venom” do të vijojë të surprizojë në tregun kinez, ka mundësi shumë të mira që mund ta mbyllë në nivel botëror me 700-750 milionë dollarë, një shifër jo keq, duke marrë parasysh që “Sony” ka shpenzuar vetëm 100 milionë për ta realizuar.

Source: Televizion