Me sa duket “Venom” nuk do të jetë një film i vetëm. Tom Hardy ka firmosur kontratën edhe për dy filma të tjerë. Aktori deklaroi për “Total Film Magazine” se ka firmosur për një trilogji kinematografike.

Filmi i parë pritet të dalë në vjeshtë dhe me sa duket tendenca për këtë prodhim duket në rritje. Traileri zyrtar i “Venom” ofroi më shumë pikëpamje se çdo film “Spider-Man” i prodhuar nga “Sony”.

Të dhënat e fundit parashikojnë një rekord në arkëtimeve, në fundjavën debutuese në tetor. Nëse filmi do të ketë sukses, vijimi me projektin për dy të tjerët do të jetë shumë e lehtë.

Në kastin e aktorëve, përveç Tom Hardy, janë edhe Michelle Williams, Riz Ahmed, Scott Haze e Reid Scott.

Source: Televizion