Vijon të flitet ende për finalen kontroverse të “Game of Thrones”, të frymëzuar nga librat e George R. R. Martin, që zhgënjeu shumë fansa të serialit të “HBO”-së. Nuk mungoi për të thënë fjalën e tij as Kit Harrington, i njohur për interpretimin e Jon Snow.

Në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, aktori shpjegoi mundin e madh për të xhiruar skenën e vdekjes së Daenerys: “Ndihemi të përgjegjshëm për skenën, vetëm kemi xhiruar. Ishte një faqe e gjysmë skenar dialog dhe na u deshën tre javë e gjysmë për ta xhiruar. Donin të xhironin nga çdo kënd i mundshëm për të pasur një rezultat perfekt. Kur filmon të njëjtën skenë për dhjetëra ditë dhe ka pak dialog shndërrohet në ushtrim përqendrimi. Ishte një ndër gjërat më të vështira që kam realizuar”.

Harrington tha se mbeti i surprizuar nga zgjedhja e personazhit të tij për të vrarë të dashurën, por që sipas tij ishte koherente me sezonet e mëparshme: “Mbeta i surprizuar, edhe pse sezonet e mëparshme të çonin në këtë drejtim. Pavarësisht kësaj, ishte një shok për mua”.

Source: Televizion