E thjeshtë, e bukur dhe rrezatuese, ashtu sikurse është dhe në ekranin e “SuperSport”, gazetarja Vilma Masha i dha fund beqarisë, në një ceremoni festive të organizuar në tarracën e bashkisë së Tiranës, ku përveç familjarëve ishin të ftuar dhe shumë nga miqtë dhe kolegët e saj. Vetë Vilma nuk ka nxjerrë ende foto zyrtare nga ceremonia, në profilet e saj në rrjetet sociale, por ato pak foto që qarkullojnë online janë shpërndarë nga të pranishmit në ceremoni, figura të njohura të ekranit.

 

Source: Tendence