Saga “The Fast and Furious” mund të ketë vazhduar pa Paul Walker, pas aksidenti tragjik. Por, kolegu, miku dhe “vëllai” i tij Vin Diesel ndiqet nga kujtimet. Aktori i famshëm postoi një foto bashkë me Walker në rrjetet sociale ku shkruan: “Mirënjohës për kujtimet e paçmueshme…Gjithmonë”.

Paul Walker, i cili ka interpretuar rolin e Brian O’Conner në sagën “Fast and  Furious”, humbi jetën më 30 nëntor të vitit 2013 në një aksident automobilistik në Kaliforni në moshën 40-vjeçare.

Source: Tendence