Reperi amerikan Nipsey Hussle është vrarë me armë zjarri në moshën 33-vjeçare pranë dyqanit të tij të veshjeve në Los Angeles, ku mbetën të plagosur edhe dy të tjerë. Lajmin e bën të ditur policia, raporton Cnn.

Albumi i tij i parë, ‘Victory Lap’ u nominua për “Grammy Awards” muajin e kaluar së bashku me Travis Scott, Pusha T dhe Mac Miller.

Në vitin 2010 muzikanti, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Davidson Asghedom, kishte themeluar shtëpinë diskografike “All Money In” dhe vitin e kaluar kishte hapur dyqanin e tij të veshjeve në Los Angeles me markën Marathon Clothing.

Source: Tendence