“Më pëlqejnë shumë fëmijët, do të bëja dhe të gjashtin, por nëse do të ndodhte Mauro do të më linte mua dhe të gjithë familjen!”.

Këto janë fjalët e Wanda Nara-s, bashkëshortes-menaxhere të kapitenit të Interit, Mauro Icardi, e ftuar në emisionin “Verissimo” të Silvia Toffanin.

Mesa duket Wandas nuk i mjaftojnë 5 fëmijë, 3 prej të cilëve i ka nga marrëdhënia me Maxi Lopez, ndërsa 2 të tjerët më Mauron.

“Ai donte vetëm Francescan, më pas e binda dhe erdhi në jetë edhe Isabella. Nuk ka dashur kurrë një djalë, pasi mendon se një mashkull me mbiemrin Icardi do t’i krijonte tepër probleme, shumë përgjegjësi mbi veten. Tashmë kërkon vetëm të shijojë marrëdhënien me vajzat e tij dhe ka një durim të madh për ta bërë këtë”, – shton argjentinasja, e cila është rrëfyer jo vetëm për jetën private, por edhe për planet e të dyve rreth së ardhmes së karrierës së sulmuesit.

Pasi nuk i ka kursyer fjalët e mira për bashkëshortin e saj në shtëpi, por edhe në fushë, është vënë përballë edhe të pyetjeve rreth Maxi Lopez, babait të 3 prej fëmijëve të saj.

“Marrëdhënia është përmirësuar. Tani luan në Brazil dhe fizikisht është larg, por sot falë teknologjisë gjërat thjeshtësohen. Kur ndahesh nga dikush raporti jo gjithmonë mbetet i mirë, ama e mira e fëmijëve tanë është gjithçka ka rëndësi”.

Source: Tendence