Will Smith synon një rikthim në muzikën rep me këngën “Esta Rico”.

Këngëtari dhe aktori 50-vjeçar është bashkuar me Marc Anthony dhe Bad Bunny, për incizimin e këngës së re.

Ndërsa tashmë “Esta Rico” është lançuar me videoklip dhe menjëherë është pëlqyer nga fansat e këngëtarëve.

Kjo këngë vjen pas pjesëmarrjes së Will Smith në realizimin e himnit të Kampionatit Botëror, ku interpretoi edhe këngëtarja shqiptare, Era Istrefi.

Nicky Jam është artisti tjetër që e kompletoi treshen për realizimin e këngës që u bë hit në mbarë botën.

Para “Live It Up”, Smith këngën e fundit e kishte publikuar në vitin 2015 me Bomba Estereo, “Fiesta”.

Kanë kaluar 13 vite që nga albumi i fundit solo i tij, “Lost And Found” (2008), mirëpo bashkëpunimi me Anthony është pritur për një kohë të gjatë.

Source: Tendence