Në vitin 1992 aktori Will Smith ka marrë vendimin më të gabuar të jetës së tij, atë të martesës me dikë që nuk e dashuron. Këtë ai e ka zbuluar gjatë emisionit “Red Table Talk” në episodin e radhës së tij. 50-vjeçari është shprehur se në kohën kur u martua me aktoren Sheree Zampino sapo ishte njohur me Jada Pinkett dhe e kishte kuptuar menjëherë se nuk po bënte gjënë e duhur.

E dini se si është të jesh i martuar me personin e gabuar?! Një ankth i vërtetë. Një natë kur po darkoja me ish gruan time e kuptova që nuk isha i lumtur. U ngrita shkova në tualet dhe nisa të qaj nga frika se nuk do të divorcohesha kurrë”, tha Smith.

Tre vite më pas ai vendosi të ndryshojë për mirë jetën e tij duke u divorcuar dhe duke i kërkuar Jadas që të dilte me të.

Source: Tendence