Aktorët e serialeve “Riverdale” dhe “Beverly Hills 90210” do të nderojnë me një event aktorin e ndjerë Luke Perry, një muaj pasi ndërroi jetë nga një hemorragji cerebrale, në moshën 52-vjeçare.

Më 13 prill, familjarë, miq e kolegë do të mblidhen për të celebruar jetën e një njeriu të jashtëzakonshëm, siç e kanë cilësuar të shumtë.

Ftesat kishin foton e Luke, kur ishte i ri, në kulmin e karrierës së tij, në vitet ’90. Eventi është organizuar nga kolegët e tij aktorë të serialeve më të famshme në të cilat ka qenë pjesë, “Beverly Hills 90210”, me të cilën dhe u bë i njohur, dhe nga seriali thriller i “Netflix”, “Riverdale”.

Source: Tendence