Aktori i serialit të famshëm “Game of Thrones”, Richard Madden raportohet se është numri një i listës së producentes Barbara Broccoli për të qenë James Bondi i ri. Daniel Craig do të luajë në filmin e ardhshëm “Bond 25”, ku do të jete edhe interpretimi i tij i fundit.

Richard Madden luaji rolin e Robb Stark në serialin “Game of Thrones” ku u vra gjatë Masakrës së Dasmës së Kuqe në sezonin e tretë. Tani, duket se 32-vjeçarit mund t’i bashkohet sagës “James Bond”, ku së shpejti do t’i ofrohet roli i agjentit 007.

Source: Televizion