“YouTube” po kërkon drama të përqendruara në personazhe me potencial dhe komedi ndërkombëtare, jo tip telefilmash. Përgjegjësi për përmbajtjet origjinale i platformës online për Europën, Lindjes e Mesme dhe Afrikën, Luke Hyams deklaroi: “Kërkojmë materiale ndërkombëtare, me personazhe me potencial dhe ngjarje e ambiente që nuk janë parë më përpara. Të fokusohesh në narrativen personale, funksionon vërtet mirë për ne”.

Një shembull është “On Becoming a God in Central Florida”, një prodhim origjinal i “YouTube”, me Kirsten Dunst në rolin e një gruaje nga Florida në vitet ’90, që ngjit shkallët e karrierës në kompaninë që çuan të shoqin e saj drejt vdekjes.

Në anën e komedisë pëlqehet ende formati 30 minuta. Performancat “stand-up”, shumë të tilla janë në shërbimin online, nuk përfshihen në këtë linjë.

Në krahasim me Netflix e Amazon, YouTube ka një mori materialesh falas, por duhet t’i bindë shikuesit të kalojnë në shërbimin Premium, me pagesë.

Sipas përfaqësuesve, platforma nuk do të marrë thjesht materialet që shihen falas dhe t’i fusë në shërbimin me pagesë, por duhet punë dhe talente të mëdha si Dunst e Robert Downey, Jr., i cili po punon me “YouTube” për një seri dokumentarësh mbi inteligjencën artificiale. Kërkohet një ekuilibër mes personazheve të njohur të ekranit, por dhe rishtarë debutues.

Source: Teknologji