“YouTube Kids”, shërbimi video i “Google” për fëmijë nga 3-10 vjeç, zbarkoi në Itali. I krijuar më 2016-n, vitin e kaluar u përfshi në polemika të ndezura për shkak të disa skenave të papërshtatshme në filmat e animuar.

Me sa duket problemi është zgjidhur, është përmirësuar algoritmi që analizon videot, edhe pse kolosi i uebit bëri të ditur se nuk mund të garantojë 100% se s’do të ndodhin më incidente.

“YouTube Kids”, që ka një aplikacion të ndarë nga ai i “YouTube”, tenton një rrugë ndryshe. Nëse eliminohet kërkimi i lirë i përmbajtjeve, do të kihet një ambient me kanale e programe të seleksionuara dhe garantuara nga stafi i “Google”. Prindërit mund të postojnë listën e programeve që duan që fëmijët e tyre të shikojnë, mund të krijojnë profile të ndryshme për secilin fëmijë, duke seleksionuar programet dhe filmat e animuar më të përshtatshëm për ta. Madje ka dhe një matës kohe që tregon për minutazhin që duhet të kalojnë fëmijët para televizorit, celularëve apo tabletëve. Zakonisht arrin deri në një orë, por nëse kalohet edhe pas mesazhit të “Google”, bëhet fjalë për zgjedhjen e prindërve.

Versioni italian ka edhe disa programe vendase, si festivali për fëmijë “Zecchino d’Oro”.

“YouTube Kids” jeton me reklama, por jo si vëllai i madh. Këtu spotet janë çdo 15 minuta dhe të seleksionuara. Nuk do të ketë publicitet për ushqime dhe pije, si dhe do të ketë shumë, shumë pak videolojëra.

Source: Teknologji