Një nga veçoritë e “Netflix” është shkarkimi automatik i videove për shikimin e tyre edhe pa internet. Me sa duket, edhe “YouTube” dëshiron të bëjë diçka të ngjashme.

Sipas një raporti të “Android Police”, “YouTube” po teston abonentët e “Premium”, duke u dhënë mundësi përdoruesve të shkarkojnë automatikisht videot. Bazimi mbi këtë nismë bëhet sipas materialeve të preferuara të zgjedhura nga përdoruesi, nga kanalet dhe tematikat e ndryshme.

Duket të jetë një trend në rritje, për të lehtësuar qasjen e njerëzve në përmbajtjen e këtyre platformave, veçanërisht kur nuk ka internet për të parë video e dëgjuar muzikën e preferuar.

Source: Teknologji