Më në fund fansat mund të njihen me titujt e filmave pasues “Avatar”, për të cilët James Cameron ka kohë që po punon. I pari “Avatar” doli në vitin 2009 dhe u bë filmi me arkëtimet më të mëdha në historinë e kinemasë. “FOX”-it iu desh pak kohë për të realizuar filmat vazhdues dhe sipas medies Cameron nuk ka dashur të vendosë numra në tituj.

Sipas radhës, titujt do të jenë: “Avatar: The Way of Water”, “Avatar: The Seed Bearer”, “Avatar: The Tulkun Rider” dhe “Avatar: The Quest for Eywa”.

James Cameron pati deklaruar se dy filmat e parë do të kenë të bëjnë me ujin dhe do të eksplorojnë oqeanet e Pandorës.

Source: Televizion