Është zbuluar kush është personi që i shiti drogë këngëtares Demi Lovato, e cila rrezikoi jetën nga mbidoza. Brandon Johnson quhet tregtari i cili ka thënë për “TMZ” se këngëtarja e dinte shumë mirë rrezikun që po ndërmerrte.

Sipas tij, Demi i shkroi në orën 04:00 dhe i kërkoi që të shkonte në shtëpinë e saj. Ai tha se i dha pilulat që i përgatitën së bashku. Johnson shprehet se të dy pinë drogë së bashku madje kryen marrëdhënie seksuale. seksuale.

Tregtari i drogës rrëfeu se rreth orës 7:00-08:00, Demi ishte duke fjetur pa asnjë shenjë shqetësimi. Ajo u gjet në gjendje të rëndë rreth orës 11:30 të paradites së 24 korrik dhe pothuajse u humbi jetën nga mbidoza. 25-vjeçarja tashmë ka dalë nga spitali dhe ka hyrë në një institucion rehabilitimi jashtë shtetit.

Source: Tendence