Lady Gaga ka lënë pas një periudhë të suksesshme dhe përveç turneve, ajo ka fituar shuma të mëdha parash duke u shfaqur në seriale të ndryshme televizive si dhe filma hollivudian. Pasuria e saj vlerësohet 265 milionë dollarë dhe megjithëse ylli i muzikës pop ka shkëlqyer në aktrim, ajo shumicën e pasurisë e ka bërë në sajë të turneut dyvjeçar (2009/11), ‘Monster Ball’.

Source: Tendence