Sylvester Stallone ka një person që të falenderojë për pasurinë e tij, vetveten. Ai nuk priti që dikush ta zbulonte dhe ta bënte të famshëm, por ai e realizoi vete duke shkruar dhe luajtur në filmin e tij të parë ku edhe mori famë, Rocky.

Fillimet e tij në ekran i ka me një film erotik, të titulluar “The Party at Kitty and Stud’s”, pastaj interpretimi në rolin e Rocky Balboas i hapi dyert një karriere të jashtëzakonshme, duke u bërë idhull i shumë brezave. Stallone është ikona e filmave si “Rocky”, “Rambo”, “The Expendables”, “Creed” dhe mësohet se pasuria e 72-vjeçarit është rreth 400 milionë dollarë.

Source: Tendence