Ylli i filmave aksion Sylvester Stallone po përgatitet për t’u rikthyer në rolin e John Rambo në filmin e shumëpritur “Rambo: Last Blood”. Pas lajmit se aktorja Paz Vega ka nënshkruar për një rol kryesor, e cila u bë anëtarja e dytë e këtij kasti, tani vjen një lajm tjetër. Aktori spanjoll Sergio Peris-Mencheta është përzgjedhur si personazhi negativ i këtij filmi, i cili do të përballet me Stallonen.

Historia e “Rambo 5” do të zhvillohet në Meksikë dhe do të tregojë John Rambo, i cili do të bashkohet me një gazetar kundër një bande të trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët kanë rrëmbyer një grup vajzash lokale. Më parë ishte raportuar se Rambo do të përballej me një kartel droge pasi vajza e tij u rrëmbye. Është ende e paqartë nëse vajza e tij do të jetë një nga të rrëmbyerat në historinë e re.

Source: Televizion