Pak orë pas njoftimit të Robert Downey Jr. për një projekt sekret, i përshkruar nga aktori si gjëja më entuziazmuese e gjithë karrierës së tij, u hoq veli i misterit.

Nëse fansat kanë menduar për ndonjë projekt të lidhur me regjinë, atëherë do të zhgënjehen.

Projekti ka të bëjë me gurin rrotullues në Mars, që nxiti fantazinë e Nasa-s, së bashku me “InSight”, për t’ia dedikuar “Rolling Stones”.

Në planetin e kuq është “Rolling Stones Rock”, për nder të grupit britanik, të cilët e festuan eventin në një prej koncerteve në Kaliforni, ku në skenë u ngjit edhe Robert Downey Jr..

Mick Jagger deklaroi mes këngëve: “Nasa na dhuroi diçka që e kemi ëndërruar prej vitesh, një gur në Mars i gjithi i yni. Nuk mund ta besoj. Dua ta sjell në Tokë e ta vendos në dhomë”.

Source: Tendence