Nicolas Cage rikthehet në ekran me një projekt të ri. Aktori i famshëm do të jetë protagonisti i filmit “Color Out Of Space”. Në qendër të historisë ndodhet familja Garner që transferohet në një zonë rurale të New England dhe ndërsa po ambientohet me jetën e re, gjendet përballë një meteori të rënë në kopshtin e shtëpisë së tyre. Objekti misterioz duket se bashkohet me tokën, duke e infektuar atë dhe poseduar prona të çuditshme. Familja pastaj zbulon se forca e huaj ndryshon çdo formë të jetës që prek, duke përfshirë edhe veten e tyre.

Source: Televizion