Një ekip ndërkombëtar eksploruesish janë zhytur deri pranë rrënojave të Titanikut në oqeanin Atlantik. Kjo ishte zhytja e parë në 15 vitet e fundit pranë anijes më të famshme në histori, por ekspertët janë trishtuar për faktin se aty kanë gjetur një strukturë e cila po zhduket me shpejtësi.

Një prej detajeve interesante që është zhdukur është edhe vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së vitit 1996, por që tani nuk gjendet më. “Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historiani Parks Stephenson. Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti.

Titanik u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohtë të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2200 pasagjerë dhe personel. Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600 km larg brigjeve të Kanadasë. Anija kishte destinacion final New York-un.

Source: Tendence