Nudo në kopertinën e “Rolling Stones”, njësoj si mamaja Lisa Bonet. 29-vjeçarja Zoë Kravitz rikrijoi shërbimin fotografik që revista amerikane i dedikoi të ëmës në vitin 1988, për edicionin “Hot” të nëntorit. Aktorja dhe këngëtarja, e bija e Lenny Kravitz e Lisa Bonet, postoi në “Instagram” fotot nudo në të njëjtën pozë si e ëma 30 vjet më parë.

“E kam adhuruar atë kopertinë”, -deklaroi Zoë. “Kur mendoj për “Rolling Stones”, ky është imazhi që më vjen ndër mend. Është një imazh mahnitës i saj”.

Në dallim nga Zoë, mami Lisa ishte pjesërisht lakuriq në kopertinë. 30 vjet më parë, revista preferoi që pozat nudo të ishin në brendësi.

“Nuk është thjesht fotoja, por pozova në të njëjtën mënyrë që ime ëmë do të donte të dilte në kopertinë”, -tha aktorja e “Big Little Lies”.

“Rolling Stones” i kërkoi Zoë të përkufizonte fjalën “Hot” dhe ajo u përgjigj: “Për mua do të thotë diçka vibruese, të jesh i besueshëm dhe të ndihesh rehat me veten”. Përgjigjja e Lisa-s në vitin 1988 ishte pak a shumë e ngjashme: “Njerëzit mendojnë se mund të jesh seksi po të jesh në televizion, për mua “hot” do të thotë e papërkulur, mos të kesh frikë, të jesh vetëm ajo që ndihesh”.

Source: Tendence