“Black Panther” do të ketë edhe kapitullin e dytë dhe regjisor do të jetë Ryan Coogler, i cili do të rikthehet në botën e Wakandas pas suksesit të jashtëzakonshëm. Për momentin studioja nuk ka zbuluar asgjë nga historia e re e T’Challa, personazhi i interpretuar nga aktori Chadwick Boseman dhe as datën e debutimit në ekranin e madh.

Sipas “Variety”, xhirimet priten të nisin në fund të vitit 2019 ose në fillim të 2020-ës. Coogler do të jetë edhe skenaristi ku do të nisë punën pas përfundimit të “Wrong Answer”, projekt në të cilin do të bashkëpunojë përsëri me Michael B. Jordan.

“Black Panther” ka arkëtuar 1.3 miliardë dollarë, nga të cilat 700 milionë vetëm në SHBA dhe ka pasur një vlerësim të mirë nga kritika që ka parashikuar një ose më shumë kandidime për çmimet “Oscar”.

Source: Televizion